Kalo te përmbajtja

Funksionet e NikTrack

Çdo gjë që NikTrack bën për një flotë, e shpjeguar thjesht. Të gjitha funksionet janë pjesë e së njëjtës platformë, pa module shtesë.

Harta live

Të gjitha mjetet e kompanisë në një hartë, të përditësuara vetë. Klikon një mjet dhe sheh gjithçka për të.

  • Pozicioni, shpejtësia dhe drejtimi në kohë reale
  • Shoferi, motori (ndezur/fikur), temperatura e motorit dhe kilometrazhi
  • Ngjyra e qartë: jeshile në lëvizje, e verdhë me motor ndezur, e kuqe e ndalur, gri pasive
  • Targa e secilit mjet gjithmonë e dukshme në hartë
  • Hartë satelitore ose rrugore, dhe pozicioni yt në hartë
app.nik-track.com
Karta e mjetit

Historiku i udhëtimit

Rishiko çdo ditë të një mjeti si film: ku ka kaluar, ku ka ndaluar dhe sa kohë.

  • Rruga e plotë e çdo dite në hartë
  • Distanca ditore dhe mujore për secilin mjet
  • Ngecjet dhe koha e vozitjes të ndara
  • Të dhënat e pozicionit ruhen 180 ditë; raportet përmbledhëse mbeten gjithmonë
app.nik-track.com
Paneli kryesor

Kontroll karburanti

Karburanti është shpenzimi më i madh i një flote. NikTrack ta tregon saktë ku shkon.

  • Niveli i rezervuarit, mbushjet dhe konsumi për 100 km për secilin mjet
  • Rënia e menjëhershme kur mjeti është i ndalur njoftohet si e dyshimtë për vjedhje, edhe me motor të fikur
  • Raport i karburantit për çdo periudhë, me PDF dhe Excel
  • Kërkon që mjeti të raportojë nivelin e karburantit (nga rezervuari ose nga sistemi i mjetit)
app.nik-track.com
Raporti i karburantit

Servisi dhe afatet

Kamioni që nuk shkon në kohë në servis ose me regjistrim të skaduar të kushton shumë më shumë se vetë servisi.

  • Shërbimet e mirëmbajtjes (vaj, frena, kontroll teknik) me afat sipas kilometrave ose ditëve
  • Regjistrimi 12-mujor dhe kontrolli 6-mujor kujtohen çdo ditë derisa t'i konfirmosh
  • Datë e regjistrimit e vetme: nga ajo llogariten të dyja afatet
  • Njoftim në Telegram dhe email para afatit, jo pasi të ketë kaluar
app.nik-track.com
Mirëmbajtja

Shoferët dhe aktivitetet

Dije kush e ka vozitur secilin mjet dhe si, pa ndjekje të vazhdueshme.

  • Identifikimi i shoferit me çelës në pajisje
  • Vlerësim i sjelljes në rrugë: shpejtësi, frenime të forta, përshpejtime
  • Kilometra, orë vozitjeje dhe ngecje për çdo shofer
  • Vërtetimi i aktiviteteve (potvrda) për shoferin, i gatshëm si PDF
app.nik-track.com
Sjellja e shoferëve

Zonat (geofence)

Shëno vendet që të interesojnë dhe NikTrack i ndjek për ty.

  • Vizato depo, klientë ose zona të ndaluara në hartë
  • Hyrjet dhe daljet regjistrohen, me kohën e qëndrimit
  • Pamje e vizitave për çdo zonë dhe çdo mjet
app.nik-track.com
Zonat (geofence)

Raporte të gatshme

Raportet nuk i përgatit më njeri me dorë.

  • Distanca, karburanti, ngecjet, shoferët, mirëmbajtja dhe njoftimet
  • PDF dhe Excel me një klik
  • Raporte të planifikuara që vijnë vetë në email çdo javë ose muaj
  • Pamje ditore, javore ose mujore, sipas asaj që të duhet
app.nik-track.com
Njoftimet

Njoftimet

NikTrack ta thotë vetëm atë që kërkon veprim. Njoftimet e panevojshme nuk dërgohen.

  • Telegram dhe email për njoftimet e rëndësishme
  • Karburant, afate dokumentesh, servis dhe kontrollin 6-mujor
  • Çdo njoftim konfirmohet kur puna kryhet, kështu që nuk mbetet asgjë pezull
app.nik-track.com
Njoftimet

Ndaj pozicionin dhe përdorues

Dikush tjetër duhet të dijë ku është mjeti? Nuk ka nevojë t'i japësh llogari.

  • Lidhje e ndarë që tregon pozicionin live të një mjeti, pa hyrje
  • Përdorues me role: administrator dhe vetëm shikues
  • Çdo kompani sheh vetëm të dhënat e veta
  • Në shqip dhe anglisht, me datat si dd/mm/vvvv dhe ora 24-orëshe
app.nik-track.com
Automjetet

Ta shohim me flotën tënde?

Na shkruaj sa mjete ke dhe të tregojmë një demo.

Kërko demo