Kalo te përmbajtja

Gjurmim GPS për rent a car

Një veturë e dhënë me qira nuk duhet të bëhet pikëpyetje. Dije kush e ka, ku është dhe sa ka vozitur, nga telefoni, në shqip.

app.nik-track.com
Automjetet

Çdo veturë e agjencisë në hartë, e lirë ose e dhënë me qira.

Për kë është

  • Agjenci rent a car
  • Kompani me vetura për qira afatgjatë
  • Flota të vogla me qiramarrës të ndryshëm

Çfarë fiton

Kush e ka veturën tani

Çdo veturë e dhënë me qira ka emrin dhe numrin personal të qiramarrësit. Hyn në listë dhe e sheh menjëherë.

Jepe me qira dhe merre kthimin

Dy klikime: «Jepe me qira» dhe «Kthehet», me orën dhe datën e vërtetë, edhe prapa në kohë nëse harrove ta shënosh.

Rruga e kryer gjatë qirasë

Historiku tregon ku ka qenë vetura gjatë qirasë, me kilometrat, për çdo kthim të diskutueshëm.

Pozicioni live

Gjithë flota në një hartë, edhe nga telefoni. Dije ku është çdo veturë, e ndezur apo e fikur.

Servis dhe regjistrim

Kujtesa automatike për servisin dhe regjistrimin e çdo vetureje, para se të kalojë afati.

Pa afate të panevojshme

Për rent a car nuk kërkohet kontrolli 6-mujor i transportit, ndaj nuk merr njoftime që nuk të duhen.

Pyetje të shpeshta

Si e regjistroj kush e ka marrë veturën?

Te faqja e qirave zgjedh veturën, personin dhe orën dhe e konfirmon. Një veturë ka një person në të njëjtën kohë, dhe kthimi e mbyll qiranë.

A kanë qiramarrësit llogari në platformë?

Jo. Qiramarrësit janë vetëm emra në listë; llogari kanë vetëm ekipi i agjencisë.

A mund ta shoh rrugën që ka kaluar vetura gjatë qirasë?

Po. Nga lista e qirave hapet rruga e kryer midis dhënies dhe kthimit, me kilometrat.

Edhe për llojet e tjera të mjeteve

Gati për të filluar?

Na shkruaj sa mjete ke dhe të kthejmë përgjigje me një ofertë.

Kërko ofertë